Foto: Ilustrim

Arrestohen 4 persona, kapen me kokainë e armë - FOTO

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njësiti policor fillimisht kishte arritur t’i arrestojë tre persona të dyshuar, të cilët dyshohet se ishin ndaluar në një parking të magjistrales Mitrovicë-Prishtinë, për të kryer blerjen gjegjësisht shitjen e substancave narkotike.

Gjatë kontrollimit tek i dyshuari (E. M. – viti 1993) janë gjetur 10 gramë kokainë dhe një qese me marihuanë, të cilat dyshohet se i kishte blerë nga i dyshuari (M. K. – viti 1974) kurse tek ky i fundit janë gjetur një qese e vogël me kokainë dhe paratë e përdorura në shitblerje.

Si vazhdimësi e hetimeve me urdhëresë të organeve të drejtësisë janë bërë bastisjet e shtëpive të dy personave të dyshuar, M. K. në Gjakovë dhe një të dyshuari të tretë – B. R. në Orlloviq.

Për bastisjet e kryera në Gjakovë është njoftuar edhe Prokurori i krimeve të rënda, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

– Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 109.88 gramë,

– Një qese me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 28.44 gramë,

– Dy qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë 3.2 gramë,

– Një revole zastava 9 mm me numër serik 72529,

– Një karikator me 6 fishekë dhe një karikator i AK 47 i zbrazët, si dhe dy peshore digjitale,

– Dy vetura: njëra “Polo” me targa lokale dhe tjetra “Shkoda” me tabela zvicerane,

– Para të konfiskuara nga i dyshuari (M. K. Gjakovë) janë 735 euro,

– Ndërsa para të konfiskuara nga i dyshuari (E. M.) janë 65 euro dhe dy telefona.

Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë tek i dyshuari, B. R. në Orlloviq, janë gjetur dhe konfiskuar:

– Një revole e tipit “Pjetro Bereta”, e kalibrit 7.65 me një karikator me 7 fishekë, 14 fishekë të kalibrit 7.62 mm, tre fishekë të kalibrit 7.65 dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.65,

– Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar të llojit kokainë me peshë 0.63 gram,

– Një kuti plastike e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 27.89 gramë,

– Dy telefona dhe para të gatshme 35 euro, 10 franga, 10 dinarë dhe 26 dollarë.

Ky operacion policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim në mes të njësiteve DHTN-Prishtinë dhe Gjakovë, të asistuara edhe nga NJSO Prishtinë.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar pas intervistimit me urdhër të Prokurorisë Themelore – Departamenti i krimeve të rënda, janë dërguar në qendrën e ndalimit.