Ilustrim

Arrestohen 3 të dyshuar për vjedhjen e dritareve në vlerë 1200 euro në Pejë

Policia e Pejës ka arrestuar 3 të dyshuar për vjedhje të rëndë në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Policia më 23 dhjetor kishte pranuar njё informacion se nё fshatin Vitomiricё ka ndodhur njё vjedhje e rëndë.

Sipas ankuesit, atij i janё vjedhur 12 dritare nё vlerё prej 1200 euro.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, në ditën e njëjtë ka arritur tё identifikojë dhe arrestojë tё dyshuarit: J.F. lindur me 1994; F.L. lindur me 1987 dhe S.B. lindur me 1992.

Dy tё dyshuarit e parë, pas intervistimit me urdhёr tё Prokurorit janë ndaluar pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i tretё ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

Dritaret e vjedhura pas konfiskimit iu janё kthyer pronarit legjitim.