Foto: Ilustrim

Arrestohen 3 persona për grabitje në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona nën dyshimin se në muajin e shtator në lokalin e një viktime, nën kёrcenimin e armës kanë grabitur të holla (pazarin ditor) në Pejë.

Të arrestuarit janë Z. V. 19 vjeç, D. K. 19 vjeç dhe B.P 30 vjeç.

Policia njofton se gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht e kanё identifikuar veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Tek personat e dyshuar ёshtё gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se ёshtё përdorur në rast e tipit: AK 47, dy (2) karikatorë dhe katёrmbёdhjetё (14) fishekё cal. 7.62mm.

Tё dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.