Foto: Ilustrim

Arrestohen 3 persona në Istog për vjedhje në tentativë të një depoje

Policia ka arrestuar tre persona tё dyshuar në Istog për vjedhje të rëndë në tentativë.

Tre personat e arrestuar janë B.M. dhe V.K. të lindur në vitin 2000 dhe A.J. i lindur në vitin 2001.

Rreth dy orë pas mesnatës, Stacioni Policor në Istog, ka pranuar informacionin nga një qytetar se në rrugën “Fehmi Agani”, disa persona janë duke tentuar ta thyejnё derën e njё depoje.

Policia njofton se menjëherë patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit, gjersa dy të dyshuarit e tjerë kanё arritur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Policia iu ёshtё vёnё pas të dyshuarve dhe pas njё kohe të shkurtër ka arritur të arrestojë edhe dy të dyshuarit e tjerë.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Istog, në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar njё kaçavidë.

Tё dyshuarve pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48-orёsh.