Arrestohen 25 policë gjatë aksionit në Vërmicë

Inspektorati policor i Kosovës deri tani ka arrestuar 25 zyrtarë policor kufitar në Vërmicë.

Kallxo.com mëson se zyrtarët janë të gjithë të Policisë së Kosovës.

Policët kufitar të cilët kanë qenë në detyrë janë arrestuar mëngjesin e sotëm dhe janë dërguar në IPK për intervistim.

Sot po zhvillohet edhe pjesa e dytë e arrestimeve nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës për zyrtarët policorë kufitar.

Edhe në këtë rast ngjashëm dyshimet janë për keqpërdorim të detyrës e marrje ryshfeti.

Aksioni antikorrupsion në Vërmicë, policët kufitar po dërgohen në IPK për intervistim (VIDEO)