Foto: Ilustrim

Arrestimi i zyrtarit doganor i përfshirë në kontrabandimin e “Viagra”-ve

Një zyrtar doganor i Kosovës është ndaluar gjatë një operacioni i cili është kryer pas një hetimi dymujor nën dyshimet për përfshirje në kontrabandim të produkteve farmaceutike dhe marrje e dhënie të mitës si dhe keqpërdorim të detyrës.

Zyrtari doganor është i angazhuar në pikën doganore në Han të Elezit.

Në emisionin ‘Kallxo Përnime’ po transmetohen pamjet e xhiruara bashkë me zyrtarët doganorë në luftën për parandalimin e mallrave të kontrabanduara.

Operacioni për arrestimin e dy të dyshuarve është kryer nga Drejtoria e Zbatimit të Ligjit e Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë së Ferizajt. Po ashtu, është ndaluar edhe një i dyshuar për kontrabandë sistematike të përsëritur.

Nga masat e fshehta të përgjimit e hetimit zyrtarët doganorë kanë arritur deri të dyshimi i bazuar se kolegu i tyre ka komunikuar me të dyshuarin për kontrabandë duke ia mundësuar futjen përmes pikës doganore pa u kontrolluar.

Driton Azemi, udhëheqësi i Departamentit operativ-hetimor të Doganës së Kosovës, ka treguar për aksionin e Doganës bashkë me prokurorinë e Ferizajt

“Dogana e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore ne Ferizaj pas një hetimi disa mujor të një rasti të dyshimit të kontrabandimit të barnave ka arritur prova të mjaftueshme se kemi të bëjmë me kontrabandim të barnave ne mënyrë sistematike marrje e dhënie të mitës si dhe keqpërdorim të detyrës nga oficeri doganor dhe një oficer është arrsestuar”, tha Azemi.