Foto: KALLXO.com

Arrestimi i të dyshuarit për dhunimin seksual të një vajze të mitur në Viti, prokuroria jep detaje

Një person i moshës madhore është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim” ndaj një të miture.

Kështu ka njoftuar për KALLXO.com zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast iu njoftojmë se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person i dyshuar (madhor), për shkak të veprës penale “Dhunimi”- ka thënë Ulaj.

E mitura dyshohet se është dhunuar gjatë periudhës kohore tetor 2022 në Viti gjatë një vizite që ishte tek motra e saj.

Dje Policia e Kosovës, njoftoi se raportimi i të miturës është bërë më 23 nëntor 2022.

Në anën tjetër, Ulaj tregoi se ndaj kësaj çështje penale janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me institucionet relevante.

Ajo tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit, pasi i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japin informata të tjera.

Shkoi për vizitë te motra, e mitura dyshohet se u dhunua seksualisht