Arrestimi i policit u bë nën dyshimin se u konfliktua pasi ankuesi i kishte ngacmuar gruan

Një zyrtar policor gjatë ditës së sotme është arrestuar nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Motivet e ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt ku policit i ishte ngacmuar bashkëshortja.

Polici i stacionit Policor në Lipjan dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një personi ditë më parë.

Burime të KALLXO.com brenda policisë tregojnë se, gruaja e zyrtarit policor kishte njoftuar se ishte ngacmuar nga disa persona. Tutje polici kishte arritur që përmes targave të veturës të gjej pronarin e veturës e më pas edhe tre personat.

Tutje burimet e KALLXO.com thonë se pasi i kishte identifikuar polici të tre personat, i kishte thirrur të njëjtit në stacion policor dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Njëri nga personat ka lajmëruar edhe se është rrahur nga polici për një vepër të cilën ankuesi kishte thënë se nuk e kishte kryer.

Inspektorati Policor i Kosovës tregoi se kishin trajtuar ankesën e viktimës ndërsa pas hetimeve të ndërmarra në lidhje me rastin, polici sot është arrestuar dhe është dërguar në ndalim.

Arrestohet edhe një polic, keqtrajtoi një person në Lipjan