Arrestimi i policit për organizim të lojërave të fatit dhe dështimet e Ministrisë së Infrastrukturës - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Pernime” mund të ndiqni pamjet nga arrestimi i një zyrtari policor në Gjilan, i cili dyshohet për organizim të lojërave të fatit dhe bixhozit.

Inspektorati Policor i Kosovës në rrugë operative i kishte rënë në gjurmë zyrtarit policor, i cili dyshohej se po organizonte lojëra të fatit, të cilat në Kosovë janë të ndaluara me ligj.

Masat e fshehta të hetimit e vëzhgimit kishin faktuar se ekziston dyshimi i bazuar se zyrtari policor ishte përfshirë në aktivitetin e jashtëligjshëm.

Mund të ndiqni detajet që nga nisja e aksionit nga IPK-ja, arrestimi i zyrtarit policor e gjithashtu nga seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

Në pjesën e dytë të emisionit mund të ndiqni dështimin e Ministrisë së Infrastrukturës për të vendosur rregull dhe rend në rrugët e Kosovës.

Pse po lejohen reklamat në autostrada edhe pse ekzistojnë vendime se ato janë në kundërshtim me ligjin?

Cilët janë shkaktarët me të mëdhenj të aksidenteve në komunikacion?

A ka njerëz të lidhur me politikën që ndikojnë në vendimet e Ministrisë?

Çka thonë zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës për këto probleme?

Emisioni transmetohet sonte nga ora 22:15 në RTV Dukagjini dhe live në KALLXO.com.