Karaçevë - 18.09.2020, Foto: Adelinë Ahmeti- KALLXO.com

Arrestimi i policëve në Karaçevë merr vëmendjën e mediave botërore

Një hetim 1 vjeçar i Prokurorisë së Gjilanit, rezultoi me një aksion ku u përfshinë arrestime të shumta të pronarëve të kazinove dhe disa zyrtarëve policorë.

Lidhur me aksionin e mbrëmshëm që zgjati deri në orët e mëngjesit, ka raportuar edhe BBC, që përmend se në aksion janë arrestuar së paku 10 policë.

Deri më tani në operacion janë arrestuar 12 policë dhe mbi 15 pjesëtarë të grupeve të kontrabandës.

Pas arrestimeve dhe para se të bëhej rrënimi i objekteve Policia e Kosovës në bashkëpunim me IKP dhe ATK kanë konfiskuar aparaturat e kazinove që ishin duke operuar ilegalisht në Karaçevë.

KALLXO.com që nga fillimi i operacionit ka raportuar nga vendi i ngjarjes.

Të gjitha lajmet me foto dhe video mund t’i gjeni në këtë LINK