Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestimi i komisionerit dhe vëzhguesit në Malishevë nën dyshimet për mitmarrje - Detaje nga Prokuroria

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme për marrje dhe dhënie ryshfeti e cila lidhet me procesin e votimit gjatë ditës së sotme në Malishevë.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se dy personat e dyshuar e të cilët janë arrestuar janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha”.

Të dy po dyshohen për shitblerje të votës.

Tutje prokuroria ka njoftuar edhe se të dy të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

KALLXO.com raportoi pak më parë në lidhje me arrestimin e të dyshuarve në Komunën e Malishevës.