Arrestimi i inspektorëve për marrje ryshfeti - deklarohet Administrata Tatimore e Kosovës

Pas arrestimit të tre inspektorëve nën dyshime për marrje ryshfeti në rajonin e Gjakovës, Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë për KALLXO.com se nuk ka pranuar shkresë zyrtare as nga Policia e Kosovës e as nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Valentina Bytyqi, zëdhënëse e ATK-së në një përgjigje për KALLXO.com, konfirmoi se për bastisjen është informuar vetëm Drejtori Regjional i Administratës Tatimore përmes telefonit.

“As Policia e as Prokuroria nuk kemi pranuar shkresë zyrtare për arrestimet. Njoftimin nëpërmjet telefonit për bastisjet dhe ndalimin policor e ka pranuar Drejtori Regjional.” – tha zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi.

Mes të tjerash, Bytyqi tha se Administrata Tatimore e Kosovës ka bashkëpunuar gjithmonë me organet kompetente, për t’i luftuar dukuritë negative.

“ATK në momentin që pranon njoftim zyrtar apo kërkesë nga organi kompetent do të marrë vendim, sipas legjislacionit në fuqi.” – thuhet në përgjigjen e ATK-së, për KALLXO.com.

Tre të arrestuarit për ryshfet janë inspektorë të ATK-së