
LAJMI I FUNDIT - Policia KS2
Arrestimet për marrje ryshfeti - flet Prokuroria e Gjakovës
Prokuroria Themelore në Gjakovë për KALLXO.com ka njoftuar për aksionin që rezultoi me tre persona të arrestuar, nën dyshime për marrje ryshfeti.
Sipas Prokurorisë, pas pranimit të informatës, ndaj të dyshuarve janë ndërmarrë edhe masat e fshehta hetimore.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore – Gjakovë, pas pranimit të informatës se 3 (tre) të dyshuarit, në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”marrja e ryshfetit’’, Neni 421 i KPRK-së, ka ndërmarrë veprime hetimore – duke zbatuar edhe masat të fshehta hetimore, ndaj të njëjtëve.” – sqaroi Prokuroria e Gjakovës.
Kurse, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjakovës, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione.
“Ndërsa, më 20.01.2025, me urdhëresë të Gjykatës Themelore – Gjakovë, është kryer bastisje në 3 (tri) lokacione të ndryshme dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar: 3 (tre) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”marrja e ryshfetit’’, Neni 421 i KPRK-së.” – tha në mes të tjerash për KALLXO.com Drin Domi, zëdhënës në Prokurorinë në Gjakovë.
Aksioni i Krimeve Ekonomike, tre të arrestuar në Gjakovë për marrje ryshfeti