Foto-ilustrim

Arrestimet për fajde, Gjykata lë në liri pronarin e autosallonit “Alberti”

Gjykata e Ferizajt – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj 15 të dyshuarve të arrestuar për vepra të fajdeve.

Sipas njoftimit, Gjykata ka aprovuar kërkesën për paraburgim për 14 të dyshuarit, ndërsa ka refuzuar këtë kërkesë për të dyshuarin Skender Bajrami, i cili është pronar i autosallonit “Alberti”.

Për këtë të fundit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë – ndalim për t`iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 14 të dyshuarve: B.S., F.S., E.S., A.S., Sh.R., L.H., R.A., M.A., K.G., A.M., B.O., B.A., N.A., Sh.H., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat ata dyshohen.

Këto janë veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit:

B.S., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja.

F.S., i dyshuar për shkak të dy veprave penale fajdeja.

E.S., i dyshuar për shkak të veprave penale fajdeja dhe shmangia nga tatimi.

A.S., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja; në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja, dhe në bashkëkryerje shmangia nga tatimi.

Sh.R., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje fajdeja.

L.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja.

R.A., i dyshuar për shkak të veprës penale fajdeja.

M.A., i dyshuar për shkak të veprave penale fajdeja, dhe – detyrimi.

K.G., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja.

S.B., i dyshuar për shkak të tre veprave penale fajdeja, dhe – shmangia nga tatimi.

A.M., i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje në vazhdim fajdeja; detyrimi, dhe – në bashkëkryerje shmangia nga tatimi.

B.O., i dyshuar për shkak të tre veprave penale në bashkëkryerje fajdeja.

B.A., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja.

N.A., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja.

Sh.H., i dyshuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje fajdeja.

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështetet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.