Ilustrim

Arrestimet në Prizren – Policia tregon për armët, paratë e barnat në vlerë 20 mijë euro që u gjetën

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, më 29.07.2024, janë arrestuar gjashtë të dyshuar nën dyshimin  se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer disa vepra penale.

Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, “Posedim i narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia tha se gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të ndryshme, 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, pesë telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 euro dhe 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 mijë euro si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin.

Policia tha se me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjashtë të arrestuar për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal dhe për narkotik