Policia e Kosoves, Ilustrim
Arrestimet në Prishtinë e Mitrovicë, Policia jep detaje
22.11.2024 - 11:50
Katër persona janë arrestuar dje, më 21.11.2024, në Prishtinë e në Mitrovicë nën dyshimin e bazuar se kanë përdorur kartela bankare të shteteve të ndryshme pa autorizim.
Policia tha se kartelat u përdorën për të bërë transaksione si dhe blerje të gjësendeve.
Policia e Kosovës tha se gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 10 mijë euro në valuta të ndryshme, dy kompjuterë, tetë telefona, tri vetura, një motoçikletë, pajisje për klonim të kartelave bankare dhe disa dokumente të ndryshme.
PK tregoi se me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.