Arrestimet në KPM, mblidhet Komisioni

Arrestimi i kryeshefit ekzekutiv të Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi dhe drejtorit të financave Arben Bilalli ka bërë që të mbildhet urgjentisht ky institucion.

Komisioni po mbanë mbledhje të jashtëzakonshme ku po diskutohët në lidhje me ndodhitë e fundit.

Dyshimet për korrupsion dërguan në arrestimin e Latifit dhe Bilallit.

Latifi po dyshohet se bashkë me drejtorin e financave Arben Bilalli kanë marrë ryshfet nga një biznes.

Ndaj Bilallit është kërkuar paraburgimi prej 30 ditësh pasi dyshohet se ka marrë ryshfet nga një biznes.

Sipas Prokurorisë, Bilalli dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë prej 8,000 € (tetë mijë euro), me premtimin se do të ndikoj në mosndëshkimin e një subjekti biznesor, për një shkelje të pretenduar nga i dyshuari, gjoja se ky subjekt biznesor i ka shkelur rregullat e KPM-së.

Ai është në pozita të larta në Komisionin e Pavarur për Media që nga viti 2008.

Komisioni i Pavarur për media është institucion i pavarur i themeluar me Kushtetutën e Kosovës për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.

Komisioni i Mediave trajton ankesat e qytetarëve për shkeljet e supozuara që mund t’i bëjnë mediat (Televizionet dhe Radiot) në etikë dhe në shfrytëzimin e licencës së transmetimit.