Ilustrim
Arrestime të reja për vrasjen në Kobra City
07.1.2023 - 11:48
KALLXO.com ka mësuar se gjatë ditës së djeshme me urdhër të Prokurorisë është arrestuar edhe një person tjetër në lidhje me rastin në lokalin “Kobra City” në Prizren.
I arrestuari ishte pjesë e stafit të lokalit dhe punonte kamarier.
I dyshuari është R.Susuri.
Një 31-vjeçar nga Kukësi ka vdekur si pasojë e plagëve me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur nga arma më 3 janar 2023.
Dibran Hoxha është i dyshuari kryesor për vrasjen që ka ndodhur në orët e mëngjesit të 3 janarit në lokalin e tij “Kobra City” në Prizren.
Përveç Hoxhës, për këtë rast janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë.
Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj për 6 të arrestuarit.
Të gjitha lajmet mund t’i lexoni në këtë LINK