Foto- RTV21

Arrestime për lojëra të fatit në Suharekë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit ishin të përfshirë në organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë në rrugën “Hajdin Berisha” në Suhaerekë.

Në rastin e parë, policia arrestoi një burrë ndërsa nga i njëjti konfiskoi një telefon dhe 279 euri para të gatshme.

Në rastin e dytë, policia arrestoi të dyshuarin e dytë ku edhe nga ky konfiskoi një telefon dhe një shumë të parave prej 279 eurove.

Te i dyshuari i tretë pas arrestimit, policia konfiskoi një telefon, një laptop dhe 76 euro para të gatshme.

Në lidhje me këto arrestime është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Me vendim të këtij të fundit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për arrestimet të cilat janë bërë në lidhje me lojërat e fatit.

Bastiset lokali për lojëra ilegale të fatit në Fushë Kosovë

Vendimi që kriminalizoi bastet dhe ndërtoi skemat e krimit