FOTO: Ilustrim

Arrestime për fajde në Deçan

Dy persona janë arrestuar nga policia në Deçan si të dyshuar për detyrim dhe fajde.

Sipas njoftimit të policisë, dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, viktimës ia kanë marrë telefonin mobil dhe  e kanë kanosur duke i kërkuar shumën e parave të borxhit të shumëfishuar.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit për këtë rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte.