Ilustrim

Arrestim për rrahje në Gjakovë, policia konfiskon edhe armë

Policia ka marrë një raportim nga një burrë se është rrahur nga dy persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur dje në Gjakovë.

Viktima sipas policisë ishte rrahur nga dy të dyshuarit, ku njëri nga këta të fundit kishte gjuajtur edhe me armë.

Raporti policor sqaron se viktima pas lëndimeve të marra nga rrahja, ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të armës me gaz.

Sipas njoftimitështë kryer edhe një kontroll në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku është gjetur edhe një armë tjetër të llojit Blow të kalibrit 9 milimetërsh.