Arrestim për posedim të narkotikëve në Kamenicë

Një person është arrestuar në Kamenicë, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 6.5 gramë marihuanë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.