Arrestim për lojëra të fatit në fshatin e Haradinajt

Ligji për ndalimin e lojërave të fatit, i iniciuar dhe miratuar në kohën e Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka gjetur zbatim edhe në fshatin e tij të lindjes.

Një 56 vjeçar  është arrestuar nga policia në Deçan për organizim të lojërave të fatit.

Policia ka njoftuar se sot rreth orës 01:15, në Gllogjan të Deçanit kanë realizuar një plan operacional duke kontrolluar një lokal, nën dyshimin se ishin duke u organizuar lojëra të fatit.

Gjatë bastisjes së lokalit policia ka njoftuar se ka gjetur një numër të konsiderueshëm të pajisjeve që  shërbejnë  për lojëra të fatit ‘ bastore sportive’, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar Sh.S, 56 vjeçar pronar i lokalit, i cili me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, këtë javë ka transmetuar hulumtimin e  kryer në disa qytete të Kosovës, i cili ka zbardhur se bastet në vend nuk janë ndalur ndërsa fitimet vetëm janë rritur për bosët dhe figurat politike që u qëndrojnë prapa.

Vendimi që kriminalizoi bastet dhe ndërtoi skemat e krimit