Ilustrim

Arrestim për fajde në Hajvali të Prishtinës

Një burrë nga fshati Hajvali i Prishtinës është arrestuar pasi kishte kanosur dhe mbajtur me dhunë viktimën e gjinisë mashkullore, derisa i kishte kthyer një shumë parash në emër të kamatës së fajdeve.

Në raportin e Policisë thuhet se, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.