Ilustrim

Arrestim për armëmbajtje pa leje në Podujevë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Besnik Restelica” në Podujevë dje rreth orës 09:23.

PK-ja bën të ditur se gjatë bastisjes që është bërë në shtëpinë janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë e gjuetisë me dy fishekë,  një pistoletë me tre fishekë, një siliniciator, një tytë e pistoletës,  pesë pjesë druri të pushkës dhe disa pajisje për pastrimin e armëve.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar n procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.