Arrestim në Pejë për vjedhje të kuletës

Një grua në Pejë është arresuar nga policia për një rast të vjedhjes, i cili ka ndodhur me 25 janar të këtij viti.

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarës është bërë gjatë ditës së djesheme nën dyshimet se kishte vjedhur nga një person kuletën me para, dokumente personale dhe kartelën e bankës me të cilën në bankomat me datën kur kishte kryer vjedhjen kishte tërhequr para.

E dyshuara sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.