Arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit për fajde

Jahir Syla i dyshuar se ka dhënë para me fajde sot ka dalur para gjykatësit në Gjilan për tu deklaruar rreth pretendimit të prokurorisë.

Gjykata, sipas kërkesës së prokurorisë, i ka caktuar të dyshuarit masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari Jahir Syla duke e shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të të dëmtuarit Ejup Ibrahimi ia ka dhënë 30.000 euro para me fajde për t’ia kthyer shumën prej 39.000 euro, me lartësi të fajdes prej 30%.

Shqiptimin e kësaj mase e kundërshtoi mbrojtja e të dyshuarit Jahir Syla.