Foto: Ilustrim

Arrest shtëpiak dhe paraburgim për të dyshuarit për keqtrajtim dhe sulm ndaj personit zyrtar

Gjykata e Prishtinës nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve A.Z dhe V.B.

Të pandehurit në fjalë nga Prokuroria dyshohen se kanë kryer veprat penale kanosje, sulm ndaj personit zyrtar dhe keqtrajtim gjatë ushtrimit të  detyrës zyrtare.

Prokuroria ka paraparë të nevojshme që të caktohet masa e paraburgimit për dy të dyshuarit.

Mirëpo Gjykata ndaj të dyshuarit A.Z e ka paraparë të pabazë kërkesën e Prokurorisë për këtë arsye i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Kurse për të dyshuarin V.B, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në afat kohorë prej 1 muaji.

Palët kanë të drejtë ankese në Apel për këtë vendim të shkallës së parë.