Foto: Policia e Shtetit

Arrestohet pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Shqipërisë, kapet me 113 mijë euro në veturë

Një pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë në Shqipëri është arrestuar sot në Tiranë, pasi të njëjtit i janë gjetur në veturë rreth 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund.

Policia shqiptare ka njoftuar se 43-vjeçari A.M. akuzohet për fshehje të të ardhurave, pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, shpërdorim i detyrës.

Sipas njoftimit, shefit të Stërvitjes së Njesisë Speciale RENEA, të hollat i janë gjetur në një qese brenda veturës së tipit “Audi”.

“Gjatë kontrollit dhe kryerjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund”- ka njoftuar Policia.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftim.