Arresohet në Pejë i dyshuari i cili rrahu gruan e tij

Një person në Pejë është arrestuar nga policia nën dyshimet për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, i dyshuari  është arrestuar nën dyshimet se ka rrahur gruan e tij pas një mosmarrveshje me të.

Policia ka bërë të ditur se viktima e këtij rasti si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor  ndërsa i dyshuari për këtë rast, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.