Foto: Ilustrim

Arresohet katër muaj pasi sulmoj një person zyrtar

Një person në Obiliqi është arrestuar katër muaj pasi që ka sulmuar një person zyrtar.

Sipas njoftimit, më 14 qershor të këtij viti, është raportuar në polici një rast për sulm ndaj një personi zyrtar.

Polica ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar dje, pasi që i njëjti përveç sulmit ndaj personit zyrtar dyshohet se ka kryer edhe disa veprat të tjera penale për të cilat policia ka gjetur edhe prova material.

I dyshuari për këtë rest, pas intervistimi, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.