Foto: Ilustrim

Arresohet dy të dyshuar për drogë, policia konfiskon 35 qese me drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuar i parë është arrestuar mëngjesin e djeshëm në Prizren, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar substance të dyshuar narkotike dhe një telefon celular.

I dyshuari për këtë rast, me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se për rastin në fjalë është arrestuar edhe një person tjetër nga i cili janë konfiskuar 35 qese plastike me marihuanë, të cilat ia kishte dhënë për t’i ruajtur i dyshuari i parë.

Policia ka njoftuar se pas intervisimit, me vendim të prokurorit i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.