Ilustrim

Arresohet 58 vjeçari që sulmoi mbesën e tij gjatë përleshjes me vëllanë

P.S,  58 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Tiranë pasi një konflikti rreth pronës që e kishte me vëllain e tij,

I dyshuri sipas policisë, gjatë një konflikti për motive pronësie me të vëllain, ka sulmuar fizikisht edhe mbesën e tij.

Në kërkim nga ana e policisë është shpallur edhe djali i të dyshuarit, E. S. i cili gjatë konfliktit ka dëmtur mjetin e xhaxhait të tij, Xh. S.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.