Foto: Ilustrim

Arresohen tre persona për kontrabandë me lopë

Tre persona janë arrestuar nga policia në fshatin Jashanicë e Epërme në Klinë për kontrabandë me mallra

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë arrestuar dje rreth orës 13:00, pasi që në kamionin e tyre kishin ngarkuar 16 krerë lopë, me prejardhje të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se sipas inspektorit të Agjencinë së Ushqimit dhe Veterinës, dyshohet se dokumentet e kafshëve janë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, kafshën janë sekuestruar dhe janë dërguar në fermën e qendrës korrektuese në Dubravë.

Ndërsa, të dyshuarit për këtë rast, pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.