Arresohen në Prishtinë dy të dyshuar për vjedhje në Klinë

Policia në Rajonin e Pejës ka njoftuar për identifikimin e te personave të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në Pejë/

Policia ka bërë të ditur se kanë pranuar një informatë se në rrugën “Mustafë Kruja”, në Prishtinë, gjendeshin tre personat e dyshuar të cilët kishin kryer disa vjedhje të rënda në qytetin e Klinës, dhe me disa fshatra përreth.

Policia  mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpinë ku jetonin të dyshuarit, në Prishtinë, dhe gjatë bastisjes janë takuar dhe kanë arrestuar të dyshuarit Z.S, 38 vjeçar dhe Xh.M,  24 vjeçar, shtetas i Shqipërisë.

Ndërsa i dyshuari i tretë nuk ka qenë në shtëpi por hetuesit policor e kanë të njohur identitetin e tij, dhe i njëjti është në kërkim të policisë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit gjësendet e vjedhura i kishin fshehur në shtëpinë ku ata ishin duke banuar me qira.

Policia ka njoftuar se ka sekuestruar një motor sharrë, një makinë elektrike për qethje, një kaçavidë, pesë shishe të mbushura me alkool, një fotoaparat, një aparat dore, një matës i rrymës elektrike, tri çanta të ndryshme, tri palë atlete, tri palë këpucë me qafë, një palë patika të bardha, dy çanta krahu, dy palë këpucë të ndryshme.

“Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor Kline për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës gjatë intervistës kanë pranuar se të tretë së bashku kanë kryer veprën e vjedhjes rëndë.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, njofton policia.