Foto: Ilustrim

Arresohen dy vëllezër në Prishtinë, tentuan të gënjejnë policinë

Dy vëllezër janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, për pengim të zyrtarit policor dhe një deklarim të rrejshëm të cilin e kishin bërë në polici.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 14:00, njëri nga të dyshuarin, derisa ka qenë duke e drejtuar veturën, nuk u është bindur urdhërave të zyrtarit policor për të ndalur, dhe duke drejtuar veturën vrullshëm e ka rrezikuar zyrtarin policor, dhe është larguar me veturë.

Policia tutje ka sqaruar, se i dyshuari tjetër i arrestuar, vëllai i tij, është paraqitur në stacionin policor pasi që ka ndodhur rasti, dhe ka deklaruar se ka qenë duke drejtuar veturën.

Por, më pas policia ka konstatuar se është duke deklaruar rrejshëm.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari i cili ka qenë duke drejtuar veturën, është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.