Ilustrim

Prishtinë, dy të arrestuar për marrje ryshfeti

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit të policisë dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që i kanë kërkuar një gruaje një shumë të parave.

Tutje në njoftim thuhet se të dyshuarit i kanë kërkuar viktimës para me qëllim të kryerjes së një shërbimi.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.