Arratisjen e Radojiçiqit Policia e cilëson si 'pengim ndaj personit zyrtar'

Mbrëmë KALLXO.com ka raportuar se Milan Radojiçiq ka arritur t’i arratiset Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak.

Arratisjen e tij Policia e Kosovës e ka cilësuar si ‘pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës’.

Në raportin 24 orësh, Policia ka thënë se një i dyshuar serb gjatë hyrjes në pikën kufitare në Bërnjak, nga Serbia për në Kosovë, gjersa zyrtarët policorë ishin duke e verifikuar, është larguar mbrapa në drejtim të Serbisë.

Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 15:40.

“Bazuar në verifikimin e kryer i dyshuari është i kërkuar në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata”, ka shkruar Policia në raport.

KALLXO.com mëson se Radojiçiq ishte vendosur në listën e të kërkuarve para pak ditësh ndërsa ka arritur t’u arratiset policëve nga pika kufitare.

Skandaloze: Millan Radojiçiq i arratiset Policisë së Kosovës