ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Arratisja nga burgu, suspendohen dy gardianë

Dy zyrtarë korrektues janë suspenduar nga puna pasi një i burgosur ishte arratisur nga pavijoni gjysmë i hapur në Burgun e Dubravës.

Sipas njoftimit, SHKK ka ngritur komision hetimor në lidhje me rastin e largimit të të dënuarit M.K.

Deri në përfundimin e këtyre hetimeve, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë vendim për largimin e përkohshëm të dy zyrtarëve korrektues L.R., dhe B.H.

Sipas njoftimit të SHKK-së, ky vendim mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.

KALLXO.com mëson se i dënuari M.K., nga Obiliqi, po qëndronte në pavijonin gjysmë të hapur në Burgun e Dubravës.

I njëjti ishte dënuar me 7 muaj burg për sulm ndaj personit zyrtar.