Ilustrim - Rrethoja të burgut
Arratisja e dy të miturve nga Lipjani, suspendohen dy gardianë
Dy të mitur të cilët ishin duke vuajtur dënimin për grabitje dhe lëndim të rëndë trupor, janë arratisur nga Burgu i Lipjanit dje.
Në lidhje me këtë rast, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy gardianë.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese Lipjan, ka suspenduar dy zyrtarë korrektues”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Deri te suspendimi sipas SHKK-së ka ardhur pas dyshimit gardianët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.
“Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tersi”, thuhet tutje në njoftim.
- S., 19 vjeçar dhe A. K., 17 vjeçar, janë arratisur mbrëmë nga Qendra Korrektuese Lipjan rreth orës 17:35.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se R. S. është i dënuar një vit burgim për veprën penale, grabitje ndërsa A. K. për veprën penale, lëndim i rëndë trupor.
Dy të burgosur ikin nga burgu i Lipjanit