Ilustrim - Rrethoja të burgut

Arratiset një i mitur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 17:35, i mituri me masë edukative, F. K është larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur).

Sipas njoftimit të ShKK-së, F.K , ka qenë duke vuajtur masën edukative prej dy vite  për veprën penale vjedhje e rëndë.

Për rastin është njoftuar edhe policia.