FOTO:Shërbimi Korrektues i Kosovës/Facebook.
Arratiset një i burgosur që po trajtohej në QKUK
07.8.2024 - 10:49
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është arratisur një i burgosur, i cili ishte duke u trajtuar nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Lidhur me këtë rast, SHKK tha se kanë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues.
Arratisja e të burgosurit, i cili është i akuzuar për veprën penale “Fajde”, ka ndodhur sot, më 07.08.2024, në 06:30h.
Shërbimi Korrektues tha se për rastin është njoftuar Policia e Kosovës.
Po ashtu u tha se SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe tha se do të mbajë publikun të informuar.