Foto: Arnold Schwarzenegger/BBC

Arnold Schwarzenegger përfshihet në një aksident trafiku

Aktori Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident me makinë në Los Angeles, ka konfirmuar zëdhënësi i tij.

Përplasja e katër automjeteve, e cila ndodhi të premten pasdite, la një person të lënduar, deklaroi Policia e Los Angeles.

Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqin një SUV të madh mbi të paktën dy automjete në një kryqëzim në Brentwood. Policia tha se nuk është bërë asnjë arrestim dhe përjashtoi përfshirjen e drogës dhe alkoolit, raporton BBC

Oficerët nuk i identifikuan personat e përfshirë, por aktori dhe ish-zëdhënësi i guvernatorit të Kalifornisë konfirmoi për ‘Los Angeles Times’ se ai po drejtonte SUV-në kur ndodhi incidenti.

Një raport i policisë, i parë nga CBS Los Angeles, tha se shoferi i SUV-së ishte “afër kryqëzimit të Bulevardit Sunset dhe Allenford Avenue, kur ndodhi një përplasje me një Prius të kuq duke bërë një kthesë, derisa ai vazhdonte duke dhënë shenjë për kthim majtas”.

Ai shtoi se SUV u rrotullua mbi Prius dhe përfundoi duke goditur dy automjete të tjera. Një person u dërgua në spital me ambulancë, tha policia, por lëndimet nuk mendohet të paraqesin rrezik për jetë.

Zëdhënësi i Schwarzenegger tha se aktori nuk ishte lënduar dhe kishte folur me shërbimet e urgjencës si dhe personin e plagosur.

Aksidenti është aktualisht nën hetim.