Armin Laschet, Foto: BBC

Armin Laschet, pasardhësi i Merkelit në krye të CDU-së

Partia e qendrës së djathtë (CDU) e kancelares gjermane Angela Merkel, ka zgjedhur drejtuesin e ri të saj.

Në këtë posit është zgjedhur Armin Laschet, guvernatori pragmatik të shtetit më të populluar të Gjermanisë, raporton Euronews.

Laschet fitoi ndaj dy rivalëve të tij, në një konferencë virtuale që mbajti CDU-ja për të zgjedhur liderin e saj.