Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia arrijnë marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Nagorno Karabak

Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje të martën për t’i dhënë fund luftimeve të ashpra në Nagorno-Karabak, një marrëveshje të cilën Kryeministri armen, Nikol Pashinyan e përshkroi si “padiskutueshëm  e dhimbshme” në një postim emocional në Facebook.

Postimi ishte treguesi i parë i një marrëveshje, Pashinyan shkroi se marrëveshja do të hynte në fuqi nga ora 01:00 e mëngjesit të martën për t’i dhënë fund një konflikti që ka lënë të paktën 1 mijë njerëz të vdekur.

Marrëveshja u konfirmua më vonë nga Azerbajxhani dhe Kremlini, transmeton Al Jazeera.

“Deklarata e nënshkruar trepalëshe do të bëhet një pikë (thelbësore) në zgjidhjen e konfliktit,” tha Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev në një takim televiziv në internet me Presidentin rus Vladimir Putin.