Armend Zemajt i kthehet mbrapa vetura e shitur në 2021, borxhliu s’pati mundësi t'ia paguante

Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj për një vit pati rreth 24 mijë euro të hyra nga buxheti i shtetit.

Kështu përshkrohet në formularin e pasurisë për vitin 2022 pranë Agjencisë kundër Korrupsion.

Deputeti Armend Zemaj gjatë vitit të kaluar kishte deklaruar se ka shitur një veturë. Por, e njëjta, siç ka shpjeguar ai është kthyer për shkak se borxhliu nuk kishte pasur mundësi ta paguante..

Makinën e njëjti, Zemaj e ka vlerësuar 13 mijë e 500 euro.

“Personi fizik nuk ka mundur të paguaj makinën e shitur për arsye personale e njëjta është kthyer në posedim, e paraqitur në deklarimin e kaluar”, thuhet në deklarim.

6 mijë e 500 euro, ish-ministri i Shëndetësisë i deklaroi se ka ia ka borxh një personit fizik, të cilat i ka marrë në formë huazimi.

18 mijë 714 euro Zemaj i deklaroi paga nga Kuvendi i Kosovës. 3 mijë e 164 euro të tjera pagë sa ishte ministër i Shëndetësisë ndërsa 2 mijë e 180 euro si anëtar i bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Si deputet i Parlamentit, Armend Zemaj mori edhe mëditje prej 121 euro 50 cent.

Si para të gatshme, Armend Zemaj deklaroi se në llogarinë bankare i ka 1500 euro të gatshme.

Deklarimi i pasurisë, Armend Zemaj

Armend Zemaj ka deklaruar edhe pronat. Në pronësi të përbashkët, Zemaj deklaroi një shtëpi, dy banesa dhe tokë pune. Krejt këto prona kapin vlerën e afër gjysmë milioni euro, apo 492 mijë euro.

Gjatë vitit 2021, Zemaj deklaroi se ka blerë një banesë, vlera e së cilës është llogaritur 72 mijë euro. Por, në deklarimin e tij të pasurisë, nuk shpjegohet prejardhja e parave për blerjen e kësaj banese.

Shtëpinë e deklaruar, deputeti i LDK-së e ka llogaritur 200 mijë euro ndërsa një banesë tjerë të blerë në vitin 2014, ai e ka llogaritur 70 mijë euro.

Tokë pune prej 2.50 hektar, si trashëgimi, Zemaj e vlerësoi me 150 mijë euro.

Deklarimi i pasurisë, Armend Zemaj