Armend Zemajn e gëzojnë shifrat e sotme për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se edhe sot nuk është raportuar asnjë i vdekur nga COVID-19.

Gjithashtu sipas Zemajt, sot janë konfirmuar 46 raste pozitive nga 580 teste të kryera.

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv. Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë!  Respektoni masat anti covid për të frenuar përhapjen e virusit!”, ka shkruar Zemaj.