Armend Zemaj takon Shpend Ahmetin , diskutojnë për gjendjen me COVID-19 në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti sot ka pritur për vizitë, Ministrin e Shëndëtësisë, Armend Zemaj.

Në këtë takim Zemaj e Ahmeti diskutuan për situatën e krijuar në kryeqytet pas valës së dytë të infeksionit më COVID-19.

Kryetari i Prishtinës, tha se do të respetojë rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë por edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Është e qartë që pas vendimet në fund të muajit maj që do te kemi më shumë raste. Jemi siguruar që numri të mbetet nën kontroll edhe përkundër rasteve punëtorët shendetësorë po bëjnë një punë të mrekullueshme. Ne si komunë do të bëjmë secilin punë që do na vijë si rekomandim nga Ministria ose IKShPK”, u shpreh ai në këtë takim.

Edhe pse në kryeqytet janë rreth 400 raste aktive me coronavirus, Ahmeti tha se gjendja është nën kontroll, ai gjithashtu theksoi se janë bërë gati edhe për kapacitet shtesë.

“Ne po kontaktojmë secilin pacient në baza ditore. I kemi diku 400 raste aktive në kryeqytet, deri më sot mund të themi se e kemi gjendjen nën kontroll. Prishtina është bërë gati me kapacitete shtesë, kemi krevate që do të mund t’i ndihmojnë”, shtoi kryetari.

Ahmeti bën apel tek qytetarët për kujdes si dhe thotë se duhet të mësojmë të jetojmë me virusin.

“Mesazhi nga takimi është per qytetarët se disa prej tyre mendojnë që është konspiracion por do të ju njoftoj qe të takojnë një mjek i cili ka punuar vetëm një ditë. Keni kujdes, ne duhet të mësohemi te jetojmë më virusin”, tha në fund ai.

Ndërsa, Armend Zemaj, tha se me Ahmetin kanë pasur kontakte të vazhdueshme, dhe u bëri thirrje qytetarëve për kudes pasi që kryeqyteti është i mbipopulluar.

Gjithashtu, Ministri tha se duhet t’i ndajnë përgjegjësitë edhe nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Me kryetarin kemi pas kontakte të rregullta, tu e pas për bazë që Prishtina është e mbipupulluar pas lehtësimit të masave. Ju bëjmë thirrje të keni kujdes. Ne duhet të kemi shpërndarje të përgjegjësive edhe nëpër QKMF të komunave, bashkarisht. Nuk është e tepërt te shprehim falenderimin dhe të insitojmë në koordinimin se bashku me komunen e Prishtines”, tha Ministri.

Vetëm mbrëmë nga publikimi i rezultateve për COVID-19, në kryeqytet rezultuan 15 persona pozitiv, ndërsa në nivel vendi 95 persona rezultuan pozitiv me coronavirs.

63 të tjerë u shëruan.

Deri më tani në Kosovë janë 2363 persona të infektuar me COVID-19, 1171  janë shëruar, ndërsa 40 të tjerë kanë vdekur.