Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Armend Zemaj reagon pas dorëheqjes së ministrit Arben Vitia

Armend Zemaj, ish-ministri i Shëndetësisë tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit Arben Vitia.

Zemaj ka thënë se ministri Vitia do të duhej të shkarkohej për keq-menaxhim të pandemisë.

Sipas Zemaj, në kohën e ministrit Vitia, Kosova ka pasur rekode për vdekshmëri të personave të infektuar me COVID-19.

“Sot, iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste. Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune. Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me COVID-19. Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu.  Dështimit nuk mund t’i ikë”, ka shkruar Zemaj.

Jep dorëheqje Arben Vitia