Armend Zemaj prezanton pullën postare për stafin shëndetësor të vdekur nga COVID-19

 

Ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj, në nderim të stafit shëndetësore të cilët kanë vdekur nga pandemia COVID-19 ka prezantuar pullën postare.

“Ne kemi marr një iniciativë kemi biseduar edhe me Postën e Kosovës që të kemi një pullë postare për mjekët. Kjo ecje e pullës postare do të tregoj mundin përkushtimin e mantelbardhëve”, u shprej Zemaj.

Xhevdet Smakiqi, Ushtrues detyre i Kryeshefit të Postës së Kosovës ka përkrahur nismën e Zemajt.

“Përmes kësaj pulle postare Posta e Kosovës ka përkrahës nismën e ministrit Zemaj”, tha ai

Tutje ai shtoi se Posta e Kosovës do të jetë afër qytetarëve.

Infektologu, Salih Ahmeti, u shpreh falënderues për iniciativën e ministrit Zemaj.

Ai gjithashtu potencoi se këtë pullë postare do të marrin një mirënjohje për punën e bërë.

“Ne sot ndihemi të privilegjuar për të marrë pullat postare, ne e marrim si një mirënjohje për punën që e kanë bërë për një vit. Gjatë kësaj pandemie kemi mësuar shumë gjëra. Kemi pas situata lehtësuese sepse keni punuar si një ekip. Kjo mirënjohje mendoj është jo vetëm e mantelbardhëve por të gjithë akterëve”, theksoi Ahmeti.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në nivel vendi janë infektuar afër 2,500 mjekë e infermierë përderisa 28 prej tyre kanë vdekur.

Mbi 58 mijë qytetarë janë infektuar me covid-19 në nivel vendi përderisa mbi 1 mijë e 400 të tjetë kanë vdekur.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19

Afër 2,500 mjekë e infermier të infektuar me coronavirus, 28 kanë vdekur